Është pritur me thirrje eskorta e kryeministrit Edi Rama, e presidentit serb Vuçiç, e kryeministrit Zoran Zaev dhe e presidentit të Malit të Zi Milo Djukanoviç kur po i afrohej hotelit në Tiranë ku është planifikuar të mbahet sesioni I liderëve.

“Kosova, zemra e Shqipërisë”, “Rama ik”, “Turp, turp”, “Edvin tradhtar”, janë disa nga thirrjet e protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë, ku ndodhen edhe shumë forca policie.

Më herët këtë mëngjes, Rama, Vuçiç, Zaev dhe Djukanoviç vizituan disa zona në Durrës, të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.