Federata e Futbollit të Kosovës ka marr vendimin për të shkarkuar trajnerin Primoz Gliha.

Slloveni mori drejtimin e dardanëve në datën 4 korrik dhe e drejtoi përfaqësuesen e Kosovës në 6 ndeshje.

Ai regjistroi dy fitore (Andorra, Izrael), dy barazime kundër Zvicrës edhe dy humbje (Rumani, Bjellorusi).

“FFK njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primoz Gliha. FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvilluara pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse.

Federata ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme. Përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

Kosova e mbylli rrugëtimin në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024 në vendin e parafundit (pestë) me 11 pikë.