11 të vdekur dhe 205 raste me COVID-19 në Kosovë

12/08/2020 - 17:20

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive.

Mësohet se brenda 24 orëve janë regjistruar 11 viktima për shkak të Covid-19, duke e çuar numrin e jetëve të humbura në 365 në total që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i rasteve pozitive është 10.795 raste nga 42.136 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.019.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar gjithsej 670 të dyshuar për koronavirus prej

Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi është vetëdorëzuar në organet e drejtësisë.

Një 14-vjeçare nga Mitrovica ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar 645 të dyshuar për koronavirus, prej të cilë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi sot se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të hapet si temë në dial

Sali Mustafa i arrestuari i parë nga Prokuroria Speciale do të nisë betejën e tij ligjore në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, i cili më vonë u bë kryeministër i vendit, nesër (2

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar gjithsej 525 persona të dyshuar për Covid-19

Dy persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë prej Covid-19.

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.