Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës bën të ditur qëndrimin e tyre pas masës së reciprocitetit të vendosur nga Kosova ndaj Serbisë.

Nga ambasada thonë se SHBA-të ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja.

“Sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, thuhet në deklaratë e ambasadës shkruajnë mediat kosovare.