Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Kosovë, ku një burrë është filmuar duke dhunuar një vajzë në parking dhe tjetrës duke i gjuajtur në automjetin e saj.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në Prishtinë, teksa në një video të siguruar nga “Indeksonline”, shfaqen pamje të tmerrshme, teksa një burrë e tërheq prej krahu njërën prej vajzave dhe e fut me forcë në makinë duke i mbyllur gjithashtu dhe derën me forcë.

Më pas ai është larguar pak metra më poshtë në makinën, që ndodhej pas tij dhe ka nisur të bërtasë e ulërasë dhe ka gjuajtur mbi të.

Siç shihet dhe në video, ka njerëz të tjerë të cilët qarkullojnë nëpër rrugë dhe askush nuk e merr “mundimin” për të ndërhyrë dhe për të neutralizuar situatën.

Sakaq shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta.