Një person është vrarë me armë mbrëmjen e së dielës në Pejë të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit të qytetit, ku viktima, një 32-vjeçar, u gjet i pajetë brenda një makine.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të paqarta. Policia e Kosovës mblodhi të gjitha provat në vendngjarje, pa lëvizur trupin e viktimës për rreth 2 orë.

Më pas, trupi i pajetë iu dërgua mjekësisë ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta që i shkaktuan vdekjen. Motivet e kësaj ngjarjeje janë të paqarta. Policia vazhdon hetimet për të identifikuar autorin e krimit.