Humb jetën një ushtar amerikan 21 vjeç në Kosovë

10/01/2018 - 08:56

Ushtria amerikane në Evropë tha se një ushtar amerikan që shërbente në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, në kampin e forcave amerikane në Bondsteel, ka humbur jetën të shtunën.

Aktualisht po zhvillohen hetime rreth këtij rasti, por nuk janë dhënë hollësi mbi rrethanat e vdekjes.

Në një njoftim të ushtrisë amerikane thuhet se Robert W. Jones nga Arizona, 21-vjeçar, ishte pjesë e policisë ushtarake amerikane.

“Robert Jones ishte një ushtar i shkëlqyeshëm”, citohet të ketë thënë koloneli Jeffrey Searl, nga policia ushtarake.

Ushtari Jones ishte pjesë e rreth 700 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të forcave të KFOR-it në Kosovë. Aktualisht rreth 4 mijë e 400 trupa të NATO-s shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Rreth 50 mijë trupa të NATO-s qenë vendosur në Kosovë në qershor të vitit 1999 duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare që çoi në çlirimin e Kosovës nga Serbia. /VOA/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin Nathan A.

Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e aksidentit zinxhir në Se

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit të parë që transformon Ministrinë e FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjen.

Kuvendi i Kosovës do të procedojë ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, por pa ia ndryshuar asaj emërtimin.

Dy beteja diplomatike dhe politike po zhvillohen aktualisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Vasfije Krasniqi-Goodman ka thyer një tabu në shoqërinë kosovare pasi është bërë gruaja e parë, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi i ka dorëzuar detyrën e ministrit të ri në këtë detyrë, z.Ekrem Mustafa.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur përsëri për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, e cila po kundërshtoh

Para pak çastesh ka ndodhur një shembim i zjarrit mes Policisë dhe disa të dyshuarve, ku ka mbetur i vdekur një i dyshuar dhe një tjetër

Kuvendi i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës votimin e propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.