Mëngjesin e ditës së djeshme një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani. Një fëmijë 3-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë rrugës duke shkuar për në çerdhe.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express, familjarët e L.Gashit.

Është bërë e ditur se djali ka qenë duke shkuar në çerdhe, kur i ka rënë të fikët, por me vonë është konstatuar se ka vdekur. Rasti ka ndodhur në Frankfurt, raporton albinfo.ch.

Familja e tij nga fshati Ngucat i Malishevës, kanë bërë të ditur se djali nuk ka qenë i sëmurë më parë.

Për varrimin e të ndjerit nuk dihet asgjë, pasi fillimisht duhet të kryhen procedurat në shtetin gjerman.