Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës Zafir Berisha është kërcënuar dhe tanimë rasti po hetohet nga policia në Kosovë, raportojnë mediat vendase.

Lajmin për kërcënimin e Berishës e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për median.

“Ministria e Punëve të Brendshme, konfirmon se zëvendësministri i MPB-së që  është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është z. Zafir Berisha”, thuhet në reagimin e MPB-së.