Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti është shprehur i bindur se do të kandidojë në zgjedhje pasi LVV tashmë e ka dorëzuar listën e 14 shkurtit.

Kurti deklaroi se ai respekton me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, teksa theksoi se ato mbrojnë të drejtat e të gjithëve dhe secili.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti ka qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell, për një darkë me ish-Presidentin, por ai është viti i kaluar, mendoj se institucionet e shtetit duhet të apdejtohen, në rrethanat e reja ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve. Jam bartës liste i cili i respekton me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet të cilët mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, ka deklaruar Kurti.