Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” (ANP), ka njoftuar se sot (28 qershor) në orën 00:50, është realizuar fluturimi i parë pas më shumë se tre muajsh ndërprerje të punës për shkak të pandemisë.

ANP, përmes një postimi në Facebook, u ka uruar mirëseardhje udhëtarëve të parë që mbërritën në Kosovë pas shpalljes së pandemisë.

Fluturimi i parë ishte nga Baseli i Zvicrës.

“Është kënaqësi të mirëpresim fluturimin e parë nga Basel me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë me datë 28.06.2020 në ora 00:50 pas më shumë se tre muaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA”, thuhet në njoftim.