U ndalua nga policia shqiptare pas kërkesës së Serbisë në INTERPOL, lihet i lirë veterani i UÇK-së

02/08/2020 - 14:24

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se autoritetet e Shqipërisë kanë liruar ish-luftëtarin e UÇK-së, Murtez Kastrati, i cili u ndalua pas një kërkese që Serbia kishte dërguar në INTERPOL.

Ministrja shkruan në Facebook se është njoftuar nga homologu i saj shqiptar, Gent Cakaj se veterani i UÇK-së ishte liruar para dy orësh dhe se ai ishte ndaluar për verifikim.

Sipas Haradinaj-Stublla, Serbia po vazhdon me veprime ilegale ndaj Kosovës, ndërsa ka shtuar se Shqipëria do të përditësojë listat e dërguara nga Serbia, me qëllim, që sipas saj, ato të reflektojë “realitetin politik e ligjor të Kosovës”.

POSTIMI I PLOTË

Me të lexuar njoftimin nga z. Hysni Gucati, rreth ndalimit të ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z.Murtez Kastratit, kam kontaktuar menjëherë homologun shqiptar z.Gent Cakaj, i cili ka vepruar shpejtë dhe ka sqaruar që z. Kastrati është ndaluar për verifikim dhe liruar para 2 orësh.

Është e papranueshme se si Serbia shtiret ndërkombëtarisht për kinse ‘konstruktivitet’ ndaj Kosovës, ndërsa posa mbyllen dyert e të ashtuquajturit dialog, vazhdon veprimet ilegale kundër Kosovës.

Kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës. Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë Qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në bashkëpunim të ngushtë me homologun Cakaj, do të veprojmë konform kompetencave tona ligjore e kombëtare, që të mos lejojmë turpërimin e maltretimin e shqiptarëve para kërkesave të tilla jolegjitime dhe joligjore të Serbisë.

Përkrahja e vlerave të UÇK-së dhe pastërtisë së saj, nuk është vetëm çështje deklaratash!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mb

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka raportuar të premten për tre pacientë të vdekur dhe 181 të infektuar me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK)

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare fotografi i njohur kosovar, Agush Qorri, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Ardian Shala, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka rezultuar pozitiv sot, pas testit të koronavirusit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se partia të cilës i përket

Ditën e sotme Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19.

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur edhe për punën e

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë ka bërë me dije se 16 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë ka bërë me dije se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.