Janë shtuar rastet e arrestimeve gjatë ahengjeve familjarë në Kosovë, për shkak të gjuajtjes më armë, transmeton Gazeta Express. Katër raste të tilla kanë ndodhur vetëm në 24 orët e fundit.
Në komunën e Prizrenit, gjatë ditës së djeshme Policia ka arrestuar dy persona për shkak të përdorimit të armëve.
“Njësitet policore gjatë kontrollit të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar, kanë gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie, Cifsan CSP 555 , cal-12, 28 fishekë dhe dy gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Mbrëmë në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me arme zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen-pistolete Gap me një karikator me pese fishek. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt.
Incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në Vushtrri.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi i njëjti gjate një ahengu familjar ka shtënë me arme zjarri . Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen Ekol me një karikator me 12 fishek dhe pese gëzhoja. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt”, raporton Policia.
Në Kacanik është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi i njëjti gjate një ahengu familjar ka shtënë me arme zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen Ekol Special me një karikator me pese fishek. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt. /Express/