Qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur që Festën e Fiter Bajramit ta kalojnë në Shqipëri. Sipas tyre, me rastin e kësaj Feste kanë zgjedhur të shijojnë edhe bregdetin shqiptar.

Në bazë të njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se në pikën kufitare të Morinë-Vërmicës janë krijuar kolona të gjatë të makinave, mediat kosovare raportojnë se kolona e makinave ka arritur në 100 metra.

Mësohet se qytetarët kanë pritur deri në 3 orë për të kaluar kufirin.