Qindra kosovarë janë nisur drejt Shqipërisë për të pushuar. Megjithëse jemi ende në muajin e Ramazanit, këtë fundjavë fluksi ka nisur që në orën 3:00 të mëngjesit.
Sipas të dhënavem, mësohet se në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar 600 automjete të vogla dhe 25 autobusë, ndërsa numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri i kaloi 2 mijë vetë.
Ngarkesa është e papërballueshme ndaj është ndjekur procedura e përshpejtuar për të shmangur rradhët dhe pritjet. Po ashtu, në pikën kufitare të Morinës në Kukës, është duke u punuar me pesë sportele.





