8 gusht 2015 – Aksidentohet rëndë një adoleshent në Durrës. 17-vjeçari me iniciale E.Ç. ishte duke lëvizur më biçikletë në momentin fatkeq për të, kur një kosovar nga Peja, Fadil Zhabollaj, 29 vjeç, e ka përplasur të riun me mjetin e tij ‘Renault’, me targa ‘RKS 03-224 EK’.
Përplasja ka rezultuar tepër e fortë dhe për pasojë 17-vjeçari nga Durrësi ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton policia e Durrësit.
29-vjeçarit nga Peja iu vunë prangat, ndërsa materialet e çështjes i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





