Siri, 29 korrik 2014 – Një nga shtetasit kosovarë më të njohur që po merr pjesë në luftën në Siri, përkrah grupit militant ekstremist ISIS, Lavdrim Muhaxheri, ka postuar një foto në Facebook, ku duket se ka prerë kokën e një personi.

Pamjet tronditëse tregojnë kosovarin, i cili mban në dorë kokën e një djali të ri. Kjo metodë e shpërndarjes së fotove dhe lajmërimeve të ekstremistëve të ISIS është bërë shumë e njohur. Shumë prej pjesëtarëve të Shtetit Islamik, janë bërë pjesë e rrjeteve sociale, të cilat i përdorin për të shpërndarë mesazhet dhe thirrjet e tyre. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/