8shtator 2015 – Policia arrestoi një shqiptar dhe një kosovar në zonën e Korsikos, periferi e Milanos, me sallam e pije alkoolike të vjedhura. Emrat nuk bëhen të ditur, por mësohet se kosovari 46 vjeç dhe 27-vjeçari nga Shqipëria kishin vjedhur 134 shufra sallami nga Parma dhe bashkë me 1164 shishe pije alkoolike, po ua shisnin dy kinezëve, pronarë të një restoranti.
Nga hetimet u zbulua se origjina e sallamit ishte nga Parma, e vjedhur në një magazinë, ndërsa për shishet nuk dihet origjina. Edhe për kosovarët nisi hetimi, për blerje të mallrave që janë siguruar në mënyrë të paligjshme.
/portali DurresLajm/