Një shtetas kosovar është arrestuar në Morinë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin austriak.
Adriatik Shala, 30 vjeç, banues në Gjakovë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u ndalua në hyrje të Pikës kufitare të Morinës.
"Autoritetet e Drejtësisë Linz, Austri, me vendim Nr. 1St 25/15h, datë 16.03.2018, kanë lëshuar urdhërin e kërkim ndërkombëtar ndaj shtetasit Adriatik Shala, për veprat penale "Vjedhje në rrethana rënduese" dhe "Kërcënim i rrezikshëm", parashikuar nga 127, 129, dhe 105 të Kodit Penal Austriak."
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.





