12 gusht 2015 – Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sërish në qytetin e Durrësit. Protagonistët e ngjarjes nuk janë qytetarë durrsakë siç ndodh zakonisht, por një kosovar dhe një tiranas.
Ata janë Bajram Pajaziti, 66 vjeç nga Prishtina i cili ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, shtetasin A.K., 37 vjeç nga Tirana. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 13 të qytetit.
Pas mbërritjes në vendngjarje të specialistëve të Krimit, kosovarit 66-vjeçar iu vunë prangat. Gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjetën një pistoletë model 57, kalibri 7.62 mm dhe një krehër me shtatë fishekë kalibër 7.62mm, të cilat u sekuestruan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/