17korrik 2015 – Ky është rrëfimi prekës që ka bërë një djalë nga kosova i cili, edhe pse vjen për pushime çdo vit në Shqipëri, është përballur me situata tepër të rënda dhe aspak mikpritëse në vendin që ai gjithsesi e quan “nënë”

Është mbresëlënëse se pavarësisht fenomeneve negative dhe të rënda që ka hasur, Albi nga Peja thotë se do të vazhdojë të vijë me pushime në Shqipëri, me shpresën se gjërat do të përmirësohen.

Ja cila është historia e tij tronditëse:

“Pershendetje Jeta Osh Qef. Une jam Albi, nga Peja e Kosoves, Jetoj ne Itali plot 18 vite une dhe prinderit e mi sa here qe vijmë ne kosove, per pushime kto 18 vite pik se pari n’dalemi ne shqipri, i kalojme gjithmone 10 dite pushime ne bregdetet shqiptare dhe kto 18 vite me radhe nga 10 dit qe i n’dajme per pushime ne shqiperi ne si turist ballafaqohemi me probleme te n’dryshme por pavarsisht ketyre problemeve ne nuk e n’derrojme shqiperine me asnji pregdet tjeter te botes. Shqiperia esht nena jone. Por se fundi ket vit kaluam vtm 2 dite pushime ne durres, dulem me nenen dhe motren ne m’bremje te shetisim plazhit dhe ne cdo dy hape qe i benim te n’dalonin quna qe te shqetsonin shume, “e do ket zingjir per kaq leke e do ket zingjir per kaq lek” ta zinin rrugen nuk ishiim te interesuar per te blere zingjir te them drejten ata vazhdonin e insistonin shume u rrethuan rreth nesh ishte e frikshme por per derisa une po flisja me ta, njeri prej tyre i mori nenes zingjirin e saj nga qafa nena u fruksua shume, motra po qante ishte e tmerrshe ajo nate po dhe cdo net te tjera n’dodhin te tilla raste ne plazhet e shqipris nuk e di pse nuk n’dermiret asgje nga policia ka kaq shume vite qe turistet ballafaqohen me te tilla raste ket vit kam qen shume i deshpruar na ngelen pushimet ne gjysem kete vit, uroj qe vitin tjeter te jet n’dryshe te jete me i mire dhe te kete siguri per turistet me shume”, ka shkruar Albi.

Vetë “Jeta Osh Qejf” e mbyllte me një koment disi esktrem shkrimin, duke shtuar “Për këto raste duhet aplikuar ligji i Iranit, prerja e dorës”. /Mapo/