Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar përsëri një numër të lartë rastesh me COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se nga 7.946 testime kanë rezultuar pozitiv 1.067 qytetarë.

Ndërkohë fatkeqësisht janë shënuar 17 viktima.

Në 24 orë janë shëruar 278 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.467.

Njoftimi i plotë:

23 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.

Në total numri i rasteve aktive është 20.467.