Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bëri me dije se nga 2,288 teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë me Covid, 10 qytetarë.

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga virusi.

Sakaq, numri total i rasteve aktive është 319.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës.

Deri më sot 768.814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.288 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.853. Në total numri i rasteve aktive është 319.