Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 persona të infektuar me COVID-19.
Nga ana tjetër, fatkeqësisht është regjistruar një person i vdekur. Aktualisht, raste aktive në gjithë vendin janë 315.
“Nga 1.679 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954. Në total numri i rasteve aktive është 315”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.





