Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1421 testime të kryera janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus.
Fatmirësisht në këtë hark kohorë nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga COVID-19.
Në 24-orëshin paraprak, sipas njoftimit, 14 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive aktualisht janë 106.
Në total, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 107,879 raste me Koronavirus.
Prej tyre, 2,264 pacientë kanë humbur jetën dhe 105,509 janë shëruar.
Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit, ndërsa imunizimi masiv ka filluar më 15 qershor.





