Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka raportuar të dhënat e fundit të situatës së COVID-19.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se në 24 orët e fundit janë shënuar 14 viktima, si dhe 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërkohë, janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603. Në total numri i rasteve aktive është 23.845.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.