Ministria e Shëndetësisë në Kosovë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar përsëri për një numër të lartë infektimesh me COVID-19.

Bëhet me dije se nga 12,564 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me virus 2,098 qytetarë.

Nga ana tjetër, fatkeqësisht kanë humbur jetën 16 persona.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 1614 pacientë të infektuar me koronavirus.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 25,407.

Njoftimi i plotë i MSH:

27 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës.

-Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes.

-Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400.

-Në total numri i rasteve aktive është 25.407.