Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, ka njoftuar se nga 10,258 testime të kryera, 2,110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Ndërkohë janë shëruar 130 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408.

Në total numri i rasteve aktive është 12.159.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19.