Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar se dy persona kanë humbur jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Dje ishin mbi 1000 të infektuar me Covid-19, ndërsa sot numri i të infektuarve është ulur ndjeshëm ku nga 5,646 testime të kryera janë shënuar 740 raste të reja.
Ndërkohë janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106,157.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetëisë:
#Bashkëiadalim 16 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157.
Në total numri i rasteve aktive është 8.544.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!





