Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 22 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë.
Në këktë hark kohor janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive është 633.
“Nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158. Në total numri i rasteve aktive është 633”, ka njoftuar Ministria.





