Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raporton se nga 2.095 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Nga ana tjetër në 24 orë është regjistruar një viktimë si pasojë e koronavirusit.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës.
Deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 428.





