Kosova është në alarm pasi janë regjistruar 221 të infektuar nga COVID-19 në vetëm 24 orët e fundit.

Kjo shifër është dyfish më e lartë se një ditë më parë.

Po ashtu 1 pacient ka humbur jetën nga COVID-19. Vaksinimi në Kosovë po vijon intensivisht, por duket se varianti Delta po sjell një valë të re infektimesh teksa dhe rastet aktive po rriten.

NJOFTIMI I PLOTË:

04 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.

Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.

Në total numri i rasteve aktive është 888.