Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka raportuar të dhënat e fundit sa i përket situatës së COVID-19 atje.
Bëhet me dije se nga 2, 648 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas autoriteteve shëndetësore, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar katër viktima
Sot janë shëruar 780 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665.
Në total numri i rasteve aktive është 5.961.





