Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar për 24 viktima nga koronavirusi, në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu edhe për 1.029 raste pozitive nga 13.084 testime të kryera.

Numri i rastet të reja është rritur pasi dje janë regjistruar 920 të infektuar.

Gjatë 24 orëve u shëruan 3.266 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 22.223.