Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus, nga 2,370 teste të realizuara.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se një person ka humbur jetën. Ndërsa gjatë 24 orëve janë shëruar 360 pacientë.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë dhënë 1, 419, 979 doza të vaksinës.
“Nga 2.370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 362 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.033. Në total numri i rasteve aktive është 1.335”, ka njoftuar MSH-ja.





