Kosova ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga testimi i 12.558 qytetarëve, kanë rezultuar pozitiv 1.448 raste.

Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 26 humbje jete nga virusi.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, ka arritur në 120.892. Ndërsa raste aktive me koronavirus janë 26.525.