Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se nga 868 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë

Sot janë shëruar 188 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.696.

Në total numri i rasteve aktive është 864.