Një numër i lartë i rasteve të reja me Covid-19 është shënuar këtë të dielë  në Kosovë, ndërkohë që po qarkullon varianti “Delta”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se janë regjistruar 1.096 raste me koronavirus, pas testimit të 7.953  mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, 4 persona.  Po ashtu bëhet me dije se janë shëruar 53 qytetarë.