Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuara 411 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën pesë persona duke pësuar një rritje në krahasim me nje ditë më parë.

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se tani për tani janë 6 mijë e 509 raste aktive.

Postimi i plotë:

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.805.533 doza të vaksinës.
Deri më sot 812.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 95.264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 3.820 testime, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 2.582 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 214.885.
Në total numri i rasteve aktive është 6.509