Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar të dhëna e fundit sa i përket situatës së covidit atje.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Mësohet se nga testimi i 2 mijë e 288 mostra, pozitive rezultojnë 48 raste.

Ndërkohë janë shëruar 5 persona nga COVID-19.

Deri tani numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 108 mijë e 513.