Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë raportuar të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID-19.
Bëhet me dije se nga 4014 testime të kryera, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Ndërsa fatkeqësisht ka humbur jetën nga koronavirusi 1 person.
Lajmi i mirë është që janë shëruar 155 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104,343.
Në total numri i rasteve aktive është 923.
Njoftimi i plotë:
08 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës.
Nga 4.014 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 155 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.343.
Në total numri i rasteve aktive është 923.





