Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën janë regjistruar tetë viktima nga COVID-19.
Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 68 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 4.320 personave.
Sipas autoriteteve 323 persona janë shëruar derisa mbi 3.342 persona janë ende aktivë në koronavirus.





