Zëvendëskryeministri kosovar Hashim Thaçi ka publikuar logon zyrtare të festimeve për 8-të vjetorin e pavarësisë. Në profilin e tij në Facebook, Thaçi iu ka bërë thirrje simpatizantëve të tij që këtë logo ta shpërndajnë dhe ta publikojnë në Facebook.
“Të nderuar miq… Shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzimi i një rruge të mundimshme plot përpjekje dhe sakrifica, prandaj në nderim të gjithë atyre brezave që kanë ëndërruar, punuar dhe luftuar për ditët e lirisë dhe pavarësisë që gëzojmë sot ju ftoj që ta festojmë të gjithë së bashku këtë ditë të papërsëritshme të historisë së popullit tone,” – ka shkruar Thaçi.