Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e 24 orët e fundit përsa i përket situatës së COVID-19 atje.

Mësohet se nga  1,575 testime të kryera, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virus.

Fatkeqësisht ka humbur jetën një person, ndërkohë të shëruar janë 8 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

07 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës.

Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.575 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.405.

Në total numri i rasteve aktive është 152.

Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!