Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë publike shifrat e fundit të situatës së covid-19 atje.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 20 viktima nga COVID-19, ndërkohë nga 7.384 testime kanë rezultuar pozitiv 932 raste të reja të infektuara me virus.
Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.
Njoftimi i MSH-së:
30 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.
Në total numri i rasteve aktive është 26.525.





