Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë identifikuar 97 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste dhe 568 persona kanë gjetur vdekjen me këtë virus.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951.