Autoritetet shëndetësore në Kosovë, kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,277 testime ku 10 qytetarë kanë rezultuar me COVID-19.

Fatmirësisht në këtë interval kohor nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi.

Lajmi i mirë është, që janë shpallur 134 qytetarë të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive, aktualisht në Kosovë është 1.074.

NJOFTIMI I PLOTË I MINISTRISË:

07 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës.

Nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188.

Në total numri i rasteve aktive është 1.074.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!