Haki Abazi, drejtor i Fondacionit Rockefeller Brothers në Kosovë po kërkon zhvarrosje të trupit të ish-presidentit kosovar Ibrahim Rugova, pasi ka ende dyshime se si ai ndërroi jetë.
“Normalisht, vdekja e një njeriu me rëndësi kaq të madhe historike, duke i prirë proçeseve drejt pavarësimit të vendit, lë hapësirë për dyshime, – ka thënë Abazi. – Vdekja e tij bëhet e dyshimtë pasi ndodhi pas ngjarjeve të vitit 2004 dhe para shpalljes së pavarësisë.
Zyrtarisht, Ibrahim Rugova është shpallur i vdekur më 21 janar 2006, pas përballjes me sëmundjen e kancerit në mushkëri.