Kosovë, 5 mars 2014– Është mbyllur pa gola miqësorja e parë e Kosovës, e njohur nga FIFA.Përballë Haitit, ekipi përfaqësues i Kosovës, ka bërë një paraqitje të mirë, por pa mundur të gjejë rrjetën. Atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme në stadiumin e Mitrovicës “Adem Jashari”, i kishte pritur rreth 18 mijë tifozë, sipas mediave kosovare. Takimi është ndjekur ne stadium edhe nga Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga, nga kryeministri, Hashim Thaçi, ministri i Kulturës dhe Sporteve, Memli Krasniqi, dhe shumë personalitete të vendit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





