Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar pasoja për vendin nëse Hashim Thaçi do të zgjedhet president. Ai ka përsëritur se, si opozitë mendojnë që zgjedhja e Hashim Thaçit president do të ishte shumë gabim. Ramush Haradinaj ka theksuar se shkaktarë të kësaj krize janë pikërisht njerëzit që marrin vendime të mëdha.
Haradinaj ishte i pranishëm në tryezën e organizuar nga organizata joqeveritare “FOL”, ku ai sqaroi edhe pranimin që i bëri ftesës së presidents Atifete Jahjaga për bisedime me krerët e të gjitha forcave politike. “Në takim me presidenten nuk kam prit që më gjet ndonjë zgjidhje, – tha Haradinaj. – Në këtë takim nuk gjeta gatishmëri nga Mustafa dhe Thaçi që të reflektojnë për kërkesat tona. Ata e quajtën kauzën tonë kauzë false.”
Njëkohësisht, Haradinaj ka deklaruar se nuk do të marrë më pjesë në takime të tilla të kota. “Nuk jam i gatshëm të kthehem në një takim të tillë jo frytdhënës,” – ka shtuar Haradinaj. Sipas tij, opozita nuk kërkon zgjedhje, por zgjidhje të krizës, dhe Haradinaj mendon se “zgjedhjet janë zgjidhja.”
Por, në tryezën e thirrur nga presidentja Jahjaga, Haradinaj ka propozuar që presidenti të zgjidhet dirent nga populli. Sipas tij, kjo do të ishte një mundësi që Thaçit të mos i hiqej e drejta e kandidimit, ndërkohë që nuk krijoheshin as kriza politike.